Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, ka konfirmuar se anëtarët e kabinetit qeveritar me 10 vota për kanë votuar për reciprocitet ndaj Serbisë.
“Propozim vendimi kalon se janë 10 vota për”, tha Kurti gjatë intervistër në KTV, shkruan Reporteri.net.
Kurti në konference sonte deklaroi se ky vendim ka të bëjë me zbatimin gradual të reciprocitetit si parim në marrëdhëniet me Serbinë.
“Në marrëdhëniet tregtare me Serbinë, emërtimet e përdorura në dokumentet si në vijim duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet në fuqi. Certifikatat fitosanitare dhe dokumentacioni shoqërues për produktet ushqimore dhe joushqimore me prejardhje bimore dhe joshtazore që iu nënshtrohen kontrolleve në kufi, dhe së dyti, certifikata veterinare dhe dokumentacioni shoqërues për produktet ushqimore dhe joushqimore që i nënshtrohen kontrollit veterinar në kufi”, ka deklaruar Kurti.
Ky vendim mbetet në fuqi deri më 15 qershor, deri atëherë mund të shofim si ka ecur mbarëvajtja e këtij vendimi./Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.