×
  • Lajme
  • Lajme

    Zbulohet misteri një javor, për këto arsye u shkarkua Avdullah Hoti

    Reporteri
    31 Mars 2020 | 23:06
    ????????????????????????????????????

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka qenë i ashpër sonte me zv/kryeministrin e shkarkuar të LDK’së, Avdullah Hotin, për të cilin thotë se në Kuvend funksiononte si centrifugë e ventilator me fjalimet e tij fyese.


    Kurti thotë se pas fjalimit, Hoti pastaj shkone e u ulte tek Agim Veliu.

    “Përveç Agim Veliut, kam shkarkuar vetëm Avdullah Hotin, i cili në fjalimet e tij në Kuvend atë ditë funksiononte si një lloj centrifuge e fyerjeve dhe sharjeve. Nuk vinte të ulej tek unë, por tek Agim Veliu. Nuk është korrekte të dalësh në foltore, të shtiresh si ventilator i fyerjeve dhe të kthehesh sikur s’ka ndodh asgjë’’, ka thënë Kurti në KTV, transmeton Periskopi.

    Kurtit thotë se Qeveria në detyrë do të mbeste keq nëse LDK i tërheqë ministrat e vetë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!