×
  • Sport
  • Sport

    Ndeshjet e Kombëtareve në vjeshtë, Liga e Kampionëve në korrik e gusht

    Reporteri
    01 Prill 2020 | 16:01

    Ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve dhe Europa League të këtij sezoni raportohet se do të luhen në korrik dhe gusht – pasi pandemia e koronavirusit vazhdon të përhapet.


    Mediumi gjerman ZDF, thotë se UEFA do të vendosë sot që ndesjet e Ligës së Kampionëve dhe Europa Leagues do të luhen në korrik dhe gusht, kurse ndeshjet e kombëtareve do të shtyhen për në vjeshtë.

    Kjo i bie që ndeshja e Kosovës me Maqedoninë që ishte planifikuar të luhej më 4 qershor do të shtyhet për muajin shtator.

    I gjithë futbolli në të gjithë Evropën është pezulluar për shkak të pandemisë koronavirus dhe ende nuk dihet se kur do të rifillojnë ligat.

    Raportohet se ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe Europa League mund të luhen pa tifozë, ndërsa për ndeshjet e ligave nuk është vendosur akoma.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!