Ish- ministri i Tregtisë, Bajram Hasani ia ka kujtuar kryeministrit në detyrë Albin Kurti që Kosova në CEFTA përfaqësohet si UNMIK dhe jo si Republika e Kosovës.
“Kryeministri në detyrë, në vendimin për vendosjen e masave të reciprocitetit, të cilat në esencë janë kamuflim i heqjes së vendimit për Taksën 100 për qind, po i referohet marrëveshjes së Tregtisë së Lirë e Evropës Qendrore (CEFTA). Mos iu refero CEFTA’s , sepse Kosova aty përfaqësohet si UNMIK”, ka shkruar Hasani në Facebook.
Ish-ministri ka thënë se gjatë kohës së sa ka qenë ministër, në vitin 2017 ka kërkuar tërheqjen nga CETFA deri sa të përfaqësohemi si Republika e Kosovës.
“Edhe kryeministri i atëhershëm Ramush Haradinaj na pati thënë se zyrtarët dhe ministrat që e përfaqësojnë Kosovën si UNMIK nuk kanë vend në Qeverinë e tij. Largimi i taksës dhe zëvendësimi me reciprocitet është i pajustifikueshëm. Kryeministër në detyrë, barazi e dinjitet do të thotë ta përfaqësosh Kosovën me emrin e saj kushtetues: Republika e Kosovës e jo UNMIK”, ka shkruar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.