×
  • Sport
  • Sport

    E tmerrshme: Kjo është video ku kërkohet vdekja e shqiptarëve të cilën e kishte postuar ylli i NBA

    Reporteri
    01 Prill 2020 | 18:43

    Superylli i Dallas Mavericks, Luca Doncic e shndrroi veten në njeri shumë të urryer në mesin e fansave shqiptarë të basketbollit me veprimin e fundit.


    Ai ripostoi një video në Twitter ku dëgjoheshin fansat e Crvena Zvezdës në një ndeshje basketbolli, duke brohoritur “vdekje shqiptarëve”.

    Videoja me mesazhin “kur fansat amerikanë të basketbollit të vizitojnë një ndeshje evropiane të basketbollit,” nxiti një situatë kontraverse.

    Mirëpo, duket se Doncic nuk e kishte idenë për atë që po thuheshin nga fansat serbë, pasi ka reaguar me një postim duke kërkuar falje derisa ka thënë se “kurrë nuk do ta postoja një gjë të tillë”.

    Më poshtë, video për të cilën u shkaktua bujë e madhe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!