Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahemti, ka njoftuar se është vendosur lifti i parë jashtë ndërtesës në kryeqytet.
Ahmeti njoftoi se kësaj pune i është dhënë më shumë kuptim për shkak në katet e larta të ndërtesës ku është vendosur lifti, jeton një banore me nevoja të veçanta.
Ai gjithashtu tregoi që kjo “zgjidhje” është bërë në bashkëpunim me banorët.
“Lifti i parë që kemi instaluar jashtë ndërtesës në një lagje të “vjetër” të Prishtinës. Në bashkëpunim me banorët zgjidhja është edhe me e kuptimtë për shkak të banores me nevoja të veçanta në katet e larta të ndërtesës”, ka shkruar Ahmeti.
https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10159617429727166