Kampionati rus ashtu si në të gjithë Europën është ndalur për shkak të pandemisë së Covid-19. Qeveria ruse ka marrë masa që njerëzitë të karantinohen e të qendrojnë në shtëpi pasi në këto momente të vështira për të gjithë botën nuk mund të flitet për futboll. Në Rusi aktivizohen dy lojtarët shqiptar, Odise Roshi dhe Bernard Berisha. Sulmuesi I Kosovës në një prononcim në “Fan Zone”, u shpreh:
“Këtu në Rusi jemi të gjithë duke ndënjtur në shtëpi për shkak të këtij virusi. Shpresoj të kalojë shpejt pasi ne jemi mësuar me aktivitete, por tani e rëndësishme është shendeti.
Deri sot klubi ka vendosur të jap një muaj pasi këtu është vendosur më 30 maj, e deri në një maj do të jemi në shtëpi pastaj do të varet nga situata.
Te Akhamat jamë përshtatur shumë mirë dhe kam shumë respekt për klubin dhe kontratën e rinovova pa e parë fare.
Në atë ndeshje kisha një mos marrëveshje me trajnerin dhe presidenti kërkoj që unë të luaja. Trajneri më futi në fushë dhe shënova gol e pas ndeshjes më thanë që më kërkon presidenti. E pash që ishte një makinë dhuratë nga klubi në një shenjë respekti.
Roshi këtë sezon ka treguar një gjendje shumë të mirë dhe shpresoj të vazhdojë kështu. Mundohem të jem afër me të pas largimit të Balajt që ishte shoku i tij më i mirë. Jemi munduar gjithmonë unë dhe Roshi të japim më të mirë për klubin dhe kombëtaret tona”.
Shtyrja e sfidës Kosovë-Maqedoni? “Vendim I duhur pasi jemi të gjithë pa stërvitje. U bëj thirrje të gjithë që duhet të jemi të përqendruar e të dëgjojmë çfarë thonë mjekët. Nuk është sfida e parë që kalojmë ne shqiptarët pasi ne nuk kemi fuqinë e Gjermanisë apo shtetet e tjera. Në Kosovë përveç virusit edhe situata e politikës nuk është e mirë, por ata duhet të jenë bashkë në këto momente të vështira e për këtë duhet falenduar mjekët me punën e tyre”.
Marrëdhëniet me trajnerët? “Me trajnerin e Ahkmat kisha përplasje se ai donte që unë të bëja pushim, por unë e njoh mirë veten time dhe doja të luaja”.
Skënderbeu? “Dua të falenderoj lojtarët të Skënderbeut pasi më afruan shumë shpejt. Futbolli luhet për tifozët dhe unë dua gjithmonë të fitoj në këtë lojë. Çdo stërvjte kisha problem për t’u përshtatur pasi kishte shumë lojtarë të mirë teknikisht. Në fillim hasa vështirë te Skënderbeu, por më pas trajneri Josa ka bërë një punë shumë të madhe me mua që startoja në një ndeshje futbolli. Skënderbeun dua ta falenderoj dhe presidentin Takaj që me mua kanë qenë shumë korrekt dhe për këtë dua ta falenderoj”, u shpreh Berisha.