Nga armiq të betuar në miq të mëdhenj. Jeta është e bërë nga ndryshime edhe në marrëdhëniet ndërpersonale, por metamorfoza e binomit të përbërë nga Peter Schmeichel dhe Ian Wright është shumë interesante.
Të dy u bënë të famshëm për rivalitetin e tyre në kohën e dueleve të pafundme mes Manchester United të portierti danez dhe Arsenal-it të sulmuesit anglez, duke arritur edhe në goditje të paleejuara poshtë brezit. Këtë e ka kujtuar vetëm ish-sulmuesi në podcast-in Match of the Day:
“Shkojmë shumë mirë, luajmë golf bashkë dhe qeshim për përplasjet që kemi paatur. Kur flasim tani, unë dhe Schmeichel, kujtojmë sa e urreja sinqerisht si portier. E dija sa i fortë ishte dhe sa e vështirë ishte t’i shënoje. Golat e vetëm që i kam shënuar kanë qenë në miqësore!”.
Një episod i veçantë mes shumë përplasjeve mes Wright dhe Schmeichel ka mbetur i ngulitur në memorien e të gjithëve. Bëhet fjalë për një sherr të zhvilluar në fushë në 1997-ën:
“Kemi patur një fërkim në Old Trafford para kësaj sfide të luajtur disa muaj më pas. Arbitri kishte ndërprerë lojën, por ne e kishim nisur vrapin drejt topit. Kisha një mejgull në sy dhe, sapo e pashë topin përppara, jam hedhur me të dyja këmbët për ta marrë. Nëse e mendoj tani, besoj se ka qenë me të vërtetë e turpshme të shihje një spektakël të tillë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.