×
  • Sport
  • Sport

    Lajm fantastik: Shërohen 10 lojtarët dhe trajneri i Valencias nga Coronavirusi

    Reporteri
    01 Prill 2020 | 21:26

    Dhjetë lojtarë dhe trajneri i Valencias që kishin rezultuar pozitivisht me coronavirus, janë shëruar plotësisht.


    Marca raporton se më 16 mars lojtarët e Los Che ishin infektuar me pandeminë botërore, pasi kishin udhëtuar për në Milan për t’u përballur me Atalantan në Ligën e Kampionëve.

    Është bërë e ditur se Ezequeil Garay, Jose Gaya dhe Eliaquim Mangala, ishin në mesin e lojtarëve që kanë rezultuar pozitivisht me virusin corona.

    Dy të tjerë ishin edhe mjekët e klubit si Juan Aliaga e Paco Camarasa.

    Valencia kishte akuzuar Atalantan se nuk i kishte njoftuar me kohë për gjendjen në Itali rreth coronavirusit, pasi nga aty u infektuar lojtarët e tyre.

    Udhëtimi kishte ndodhur më 19 shkurt, derisa në ndeshjen e dytë kishte filluar infektimi më masiv.

    Lojtarët e Valencias ishin vetë-izoluar, mirëpo që ata tani janë shëruar plotësisht dhe natyrisht se ky është lajm i mirë jo vetëm për futbollin

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!