Një prej infermiereve në Spitalin e Qendrës së Kujdesit në Kirkland, e konsideruar si pikën kryesore e pandemisë së coronavirusit në Uashington, Chelsea Ernest tha se simptoma unike dhe më e rëndësishme e Covid-19 tek çdo pacient ishte fakti që sytë e tyre ishin të skuqur.
Ajo tha për CNN se kjo ishte simptoma më karakteristike dhe se ajo personalisht ishte dëshmitare se ishte e pranishme në të gjithë pacientët e infektuar me virusin koronar që hasi.
“Ne kishim pacientë që nuk kishin simptoma ose probleme përveç syve të skuqur. Edhe një teknik mjekësor nga ambulanca më pyeti:” A më duket mua, apo të gjithë i kanë sytë e skuqur?”, tha ajo për CNN.
Nga ana tjetër, as Organizata Botërore e Shëndetit dhe as Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) nuk renditën skuqjen e syve si një nga simptomat e mundshme në listën e simptomave. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.