Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, ka shkuar në 125 persona.
Mbrëmë u konfirmuan edhe 13 rastet e fundit, ku 11 prej tyre ishin nga fshati Topanicë i komunës së Kamenicës.
Por kjo nuk është e tëra, pasi i pari i kësaj komune, Qendron Kastrati bëri të ditur se shumica e të prekurve nga ky virus në këtë fshat janë të moshës së re, duke përjashtuar një person.
Më e rënda në këtë rast është se nga 11 të infektuarit është edhe një foshnje pesë muajshe, transmeton Indeksonline.
“Në mesin e 11 personave që dolën pozitiv, është një vajzë pesëmuajshe nga Topanica e prekur me Covid -19”, tha ndër të tjerash Kastrati.
Kamenica deri para pak ditësh ishte ndër komunat e pakta pa asnjë rast të konfirmuar me COVID-19, por për shkak të mos-përmbajtjes së rregullave të vetëizolimit të një personi të ardhur nga Gjermania tani numri i të infektuarve është 11.
Përpos kësaj, ministria e Shëndetësisë së fundi bëri të ditur se janë 10 persona gjithsej që janë shëruar nga koronavirusi në Kosovë, ku katër të fundit veçse u liruan dje nga Klinika Infektive.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.