×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldinho zgjedh formacionin e ëndrrave për Ligën e Kampioneve

    Reporteri
    02 Prill 2020 | 8:25

    Legjenda braziliane, Ronaldinho ka zgjedhur 11 lojtarët më të mirë që kanë luajtur në Ligën e Kampionëve, duke formuar një formacion ëndrrash.


    Ronaldinho ka festuar ditëlindjen e tij të 40-të para disa ditësh. Kjo ditëlindje e ka gjetur atë në burg, pasi ai akuzohet për falsifikim pasaporte.

    Megjithatë, kjo nuk e ka ndaluar atë të formojë formacionin e ëndrrave me lojtarët që kanë luajtur në Ligën e Kampionëve.

    Në portë, Ronaldinho ka zgjedhur italianin Gianluigi Buffon, ndërsa mbrojtja formohet nga: Cafu, Paolo Maldini, John Terry dhe Roberto Carlos.

    Në mesfushë, legjenda braziliane ka zgjedhur dyshen Clude Makelele dhe Frank Lampard, ndërsa para tyre bashkëkombësin Leite Kaka.

    Sulmi i Ronaldinhos përbëhet nga Lionel Messi në të djathtë, Thierry Henry në ta majtë dhe fenomeni Ronaldo në qendër të sulmi.

    Befasia e madhe e këtij formacioni është se Ronaldinho ka vendosur të lë jashtë yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo, i cili ka të fituar pesë trofe të kësaj gare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!