×
  • Sport
  • Sport

    Drejtori i Ajaxit “godet” UEFA-n: Për ju më e rëndësishme është paraja se shëndeti

    Reporteri
    02 Prill 2020 | 8:20

    UEFA dhe 52 federatat e saj gjatë ditës së sotme kanë mbajtur një videokonferencë, ku kanë folur për ecurinë e ngjarjeve pasi kontinenti i vjetër është pushtuar nga koronavirusi.


    Ata kanë vendosur që garat do të vazhdojnë gjatë muajit maj dhe qershor edhe pse mund të ketë një vendim tjetër, varësisht nga zhvillimi i situatës, shkruan Indeksonline.

    I ashpër ka qenë reagimi i drejtorit sportiv të Ajaxit, Marco Overmars në drejtim të UEFA-së dhe Federatës Holandeze të Futbollit.

    Ai ka thënë se për ta më e rëndësishme është paraja sesa shëndeti i lojtarëve.

    “Është e pakuptueshme që UEFA dhe Fedreta Hollandeze e Futbollit nuk do të ndalojnë përfundimisht garat. Ata janë si Trump një javë më parë, me qindra vdekje çdo ditë, ekonomia është më e rëndësishme për ta sesa shëndeti“, ka thënë Overmars.

    Qe disa javë në Evropë janë ndaluar të gjitha garat duke përfshirë edhe Ligën e Kampionëve dhe Europa League.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!