Milot Rashica sot është një yll i madh te Werder Bremen, ndërsa me 15 vjet ai kishte debutuar me ekipin e parë të Vushtrrisë
Ismet Munishi, ishte trajneri që ia dha mundësinë Rashicës që të luante me ekipin e parë në një moshë shumë të re, shkruan Reporteri.net
“Milotin kemi filluar me aktivizu ende pa i mbushur 16 vjeç. Në sezonin e parë e kemi inkuadruar vetëm në pjesën e dytë pastaj në sezonin e dytë e kemi aktivizu 90 minuta”, ka thënë Munishi për emisionin Fan Zone në Supersport.
“Që atëherë e kemi vërejt se ka predispozita për tu bërë lojtar i madh, e ka përkrah e gjithë skuadra, e ka përkrah i gjithë qyteti pasi të gjithë e kemi ditë që kemi një futbollist të madh”.
“Është krenar ta shohësh atë në Bundesligë, tash po e presim të transferohet në një skuadër më të madhe që të tregoj vlerat edhe me futbollistët më të mëdhenj të botës,”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.