×
  • Sport
  • Sport

    Ekspertiza zbulon të vërtetën e aksidentit që i mori jetën Jose Antonio Reyesit

    Reporteri
    02 Prill 2020 | 14:51

    Ish-ylli spanjoll i Arsenalit, Realit të Madridit dhe Sevijas, Hoze Antonio Rejes, humbi jetë qershorin e vitit të kaluar në një aksident fatal me makinë e tij tip “Mercedes S550”, teksa ishte duke udhëtuar me shpejtësi 116 km/h.


    Kur kanë kaluar 10 muaj nga aksident tragjik, ekspertiza ka saktësuar se shkaku i përplasjes ka qenë shpërthimi i gomës së pasme të Mercdedezit, ç’ka shkaktoi vdekjen e futbollistit 35-vjeçar.

    Së bashku me të ndërroi jetë dhe një kushuriri i Rejesit, i cili po udhëtonte me të në makinë.

    Goma e pasme që ishte dhe shkakëtarja e aksidentit, kishte pasur probleme pak ditë më parë dhe ishte dërguar në servis, por mesa duket nuk ka marrë trajtimin e duhur.

    Kujtojmë që Rejes ishte i martuar dhe la pas bashkëshorten dhe 3 fëmijët, 2 vajzat dhe djalin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!