×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja Vlora Dumoshi flet për vendimin e Konjufcës për ta tërhequr nga misioni diplomatik djalin e saj

    Reporteri
    02 Prill 2020 | 16:46

    Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka vendosur që t’a kthejë në MPJ – Rron Kryeziun, djalin e ministres së Kulturës, Vlora Dumoshi, i cili ishte pjesë e ambasadës së Kosovës në Washington – në pozitën e Këshilltarit.


    Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësi për media i MPJ-së, Ilir Kerqeli, duke thënë se të njëjtit i ka përfunduar mandati.

    Se Kryeziut i ka përfunduar mandati e ka thënë edhe nëna e tij, Vlora Dumoshi, ministrja në detyrë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    E njëjta, i ka thënë Gazetës Insajderi se megjithatë ende s’e ka parë vendimin e Glauk Konjufcës dhe se të njëjtin s’mund ta komentojë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!