×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Coronavirusi, shërohet çifti i të moshuarve nga Korça

    Reporteri
    02 Prill 2020 | 17:00

    Drejtori i Spitalit të Korçës, Litian Broka, ka bërë të ditur se çifti i pensionistëve – Yzedini 79 vjeçar dhe Sanija 78 vjeçare – kanë lënë sot Spitalin Infektiv të shëruar plotësisht nga Covid-19.


    “Shqetësimi për Yzedinin ishte i madh pasi vuante nga sëmundje respiratore, por ia doli falë trajtimit me kujdes në Spitalin Rajonal të Korçës dhe inpenjimit të mjekëve të Spitalit Infektiv”, ka shkruar Broka.

    Më tej, ai ka falënderuar edhe stafin mjekësor.

    “Faleminderit Dr. Pëllumb Pipero për telefonatat pozitive. Në këto dy ditë dhe punën e palodhur në front kundër koronavirusit. Do të them diçka, në zhargonin korçar: ‘të lutem këtë dorë mbaj’”./ A2 CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!