×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti e merr në kabinetin e tij Nenad Rashiqin, emërohet këshilltar politik i Kryeministrit

    Reporteri
    02 Prill 2020 | 17:07

    Nenad Rashiq i është bashkuar kabinetit të Qeverisë në detyrë të Albin Kurtit. Ai është emëruar këshilltar politik dhe udhëheqës i zyrës për çështje të komuniteteve.


    Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet po ashtu se  kryeministrit në detyrë Kurti ka emëruar edhe Aleksandar Stankoviq, Këshilltar Politik, shkruan Reporteri.net.

    “Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot z. Nenad Rašić, Këshilltar Politik i Kryeministrit në detyrë dhe njëkohësisht udhëheqës i Zyrës për Çështje të Komuniteteve.Gjithashtu, kryeministri në detyrë Kurti ka emëruar edhe z. Aleksandar Stanković, Këshilltar Politik i Kryeministrit në detyrë”, thuhet në .

    Vlen të theksohet se në zgjedhjet e 6 tetorit, Rashiq kishte kandiduar me partinë e tij Partia Progresive Demokratike. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!