×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Thaçit do t’i përgjigjëm në një moment, ai po bën shkelje

    Reporteri
    02 Prill 2020 | 19:28

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar në lidhjen me letrën e presidentit Thaçi për ta caktuar emrin e mandatarit.


    Në një postim në Facebook, Kurti shkruan se presidenti po bën shkelje dhe po e trajton personalisht. Tha se letrës do t’i përgjigjen një ditë.

    Ky është postimi i tij:
    Ajo që ishte e nevojshme por nuk u bë, përbën shkelje. Presidenti ka vendosur të anashkalojë nenin 82.2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës i cili i referohet situatës pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit ndaj Qeverisë. Presidenti po sillet thua se Qeveria varet nga Kuvendi por ky s’varet nga populli, thua se zgjedhjet demokratike janë mjet por jo edhe vlerë.
    Ajo që ishte e panevojshme por u bë, po ashtu përbën shkelje. Presidenti takoi gjitha partitë parlamentare politike, dhe, më pas kërkoi nga subjekti ynë fitues i zgjedhjeve të propozojë kandidatin për Kryeministër. Pra, Presidenti nuk është neutral, ai ka interes politik dhe synim personal, gjersa duhej t’ishte i paanshëm e procedural. Disi don të besojë se 25 marsi 2020 ka ndodhur pa 3 shkurtin 2020!

    Sidoqoftë, ne do t’i përgjigjemi, në një moment të përshtatshëm, në këtë kohë virusi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!