Kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut dhe Jugut, Agim Bahtiri dhe Goran Rakiq janë takuar sonte në urën e Ibrit bashkë me Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Michael Risi.
Komandanti i KFOR-it tha se situata me koronavirus në Ballkan, ashtu si kudo në botë është mjaft serioze shkruan Reporteri.net.
Ai ka kërkuar bashkëpunim nga të dy kryetarët e Mitrovicës në mënyrë që bashkë të luftojnë pandeminë.
“Kryetarët Mitrovicës së Veriut dhe Jugut e dinë që situata me koronavirusin është shumë serioze këtu. Situata është shumë serioze në Ballkan, në pjesë të tjera të Evropës dhe në mbarë botën. Jam i sigurt se të gjithë banorët e Mitrovicës do të ndjekin me shumë kujdes rregullat dhe kufizimet e vendosura nga institucionet e Kosovës dhe këta kryetarë të komunave”, tha Risi.
Thirrje për të respektuar rregullat dhe për të shmangur daljet bënë edhe Bahtiri dhe Rakiq.
Kossev shkruan se numri total i të infektuarve në Mitrovicë të veriut është 12 /Reporteri.net