×
  • Sport
  • Sport

    Reagon FFk pas vdekjes tragjike të ish-futbollistit kosovar

    Reporteri
    03 Prill 2020 | 8:29

    Federata e Futbollit të Kosovës i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së Trimor Shurdhanit, i cili vdiq në Zvicër ditën e mbrëmshme.

    Shurdhani po trajtohej tash e disa vite në Zvicër pas një aksidnti të rënd.

    FFK i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së ish-lojtarit të KF Lepencit, duke shkruar:

    E nderuar Familje Shurdhani!

    Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Trimor Shurdhani, andaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta.

    Trimori si ish-futbollist i KF “Lepenci” la gjurmë në futbollin kaçanikas dhe më gjerë, duke qenë gjithmonë i përkushtuar dhe një profesionist i vërtetë i sportit. Ai u shqua si një djalë shembullor, mik i shkëlqyeshëm e i afërt me të gjithë ata që e njohën dhe si i tillë do të kujtohet gjithmonë.

    Në këto momente të vështira të gjithë jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen dhe humbjen e njeriut më të dashur për ju.

    I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

    Me respekt,
    Agim Ademi, president i FFK-së

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!