Kryeministri Rama, teksa konfirmon 27 të prekur nga koronavirusi në Shqipëri, shkruan se Shqipëria ka hyrë tashmë në zonën e zjarrit.
Ai u bën thirrje të gjithë qytetarëve të vijojnë të qëndrojnë në shtëpi dhe të zbatojnë rregullat, ndërsa bashkëngjitur ka postuar një video me pamje të rënda nga Irani.
“Sot, kur shumë prej jush kanë filluar të mendojnë shumë gabimisht se e keqja tanimë s’është rreziku i vdekjeve masive, po mbyllja në shtëpi hallet ekonomike, jam i detyruar t’ju jap këtë video rrëqethëse që ta shikoni si do kishim përfunduar, po të mos ishim futur më shpejt se të tjerët në mbrojtje, por edhe se si, mos e dhëntë zoti, mund të përfundojmë nëse për mustaqet e Çelos hapim jo shumë, po pak vrima në barrikadat tona!”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.