×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe një llapjan i VV-së u bë drejtor i bordit të INFRAKOS, ishte kryetar dege

    Reporteri
    03 Prill 2020 | 13:32

    Mbrëmë, Qeveria e Kosovës, që udhëhiqet nga Albin Kurti, emëroi anëtarë të ri në Bordet e tri Ndërmarrjeve Publike.


    Ish-udhëheqësi i Qendrës së Vetëvendosjes në Podujevë, Abdullah Lala, është emëruar drejtor i Bordit të Përkohshëm të ndërmarrjes publike qendrore “Hekurudhat e Kosovës – Infrak os” Sh.A.

    Lala është parë tejet aktiv edhe në fushatën zgjedhore për kryetar komunal të Podujevës, ku i ka dalur në ndihmë Shpejtim Bulliqit.

    Ai po ashtu njihet si aktivist i Vetëvendosjes qysh herët dhe një nga themeluesit e degës së VV’së në Podujevë.

    Metro raporton se Abdulla Lala, madje kishte edhe si kandidat për Asamble komunale në Podujeve, djalin e tij Granit Lala.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!