Marc Van Osselaer është zhgënjyer shumë me Baselin që nuk e transferoi Edon Zhegrovën
Menaxheri i yllit kosovar ka deklaruar se Edoni po përparonte te Baseli, ku edhe dëshironte që të qëndronte te kjo skuadër, shkruan Reporteri.net
“Edoni ka përparuar në Basel, ai dëshironte të qëndronte në Basel. Jemi të dëshpëruar me vendimin e atyre që janë përgjegjës”, ka thënë Osselaer për ‘4-4-2.ch.’
Baseli e ka në formë huazimi Zhegrovën, ku edhe kishte mundësinë e blerjes, të cilën do të duhej ta bënte deri në fund të muajit mars, por klubi zviceran nuk pagoi klauzolën prej 3.5 milionë euro.
Kështu, tani Zhegrova në verë do rikthehet te klubi belg, Genk, ku ka kontratë deri më 2022. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.