×
  • Lajme
  • Lajme

    Blerta Deliu për emërimet në borde: U vërtetua mashtrimi i madh i Vetëvendosjes

    Reporteri
    03 Prill 2020 | 13:46

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ia ka kujtuar Lëvizjes Vetëvendosje, zotimin e Albin Kurtit, se nuk do t’i politizojë ndërmarrjet publike.


    Përmes një shkrimi në Facebook, Deliu ka thënë se emërimet e reja nëpër borde publike me anëtarë e militantë të partisë, për më shumë, përderisa është Qeveri e shkarkuar, janë dëshmia e gjallë e një mashtrimi të madh.

    Ajo ka shtuar se të vetmin vullnet politik që ka dëshmuar Vetëvendosje gjatë kësaj qeverisje të shkurtër është ai i koncentrimit të pushtetit në një njeri!

    Shkrimi i plotë i deputetes së PDK-së:

    Ju kujtohen të gjithëve si Vetëvendosje akuzonte rëndë Qeverinë paraprake për emërimet në poste publike gjatë periudhës sa ishte në dorëheqje!

    Ju kujtohen edhe parullat e tyre politike mbi kapjen dhe premtimet për çkapjen e institucioneve të pavarura publike!

    Kush i ka harruar ta lexojë (të zezën në të bardhë) pikën 6 të zotimeve elektorale të Vetëvendosjes, të vetëquajtur për “Qeverisje të mirë”!

    Emërimet e reja nëpër borde publike me anëtarë e militantë të partisë, për më shumë, përderisa është Qeveri e shkarkuar, janë dëshmia e gjallë e një mashtrimi të madh.

    Të vetmin vullnet politik që ka dëshmuar Vetëvendosje gjatë kësaj qeverisje të shkurtër është ai i koncentrimit të pushtetit në një njeri!

    Vetëvendosje duhet së pari të çkapet nga apetitet personale të liderit, pastaj të gjykojë e veprojë me frymë të lirë!

    #rriNshpi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!