Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa ka premtuar përkrahje për sektorin e blegtorisë në të gjithë vendin.
Ai gjatë ditës së sotme ka vizituar fermën e blegtorit Ismet Koci, në fshatin Ramoc të Komunës së Gjakovës, i cili aktualisht në fermën e tij ka 400 dele dhe 250 qengja.
Nga aty Mustafa ka shkrepur edhe një fotografi duke ushqyer një qengj,fotografi këto që nuk kishin qenë të rralla në politikën shqiptare, shkruan Reporteri.net.
Dashuria për qengjat nga politikanët kishte filluar nga presidenti Thaçi, i cili në kohën sa ishte kryeministër ishte shfaqur me një të tillë.
Pas tij, kishte qenë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që nuk hezitoi të mbajë në dorë një nga kafshët shtëpiake më simpatike.
Megjithatë për ministrin Mustafa kjo është natyrshme për shkak se ai udhëheqë me sektorin e bujqësisë./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.