×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas vlerësimeve të BQK-së për rënie ekonomike, Hoti: Ta thellojmë partneritetin me SHBA-në dhe Gjermaninë

    Reporteri
    03 Prill 2020 | 16:20

    Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti përmes një shkrimi ka njoftuar se pas vlerësimeve të BQK-së për rënien ekonomike gjatë këtij viti, nevojitet një plan për rimëkëmbje.


    Hoti ka thënë se duhet të thellohet partneriteti politik dhe ekonomik me ShBA-në, Gjermaninë dhe vendet kryesore të Bashkimit Evropian, për të tërhequr investitorë nga këto vende.

    “Na duhet të fuqizojmë mbrojtjen e investitorëve dhe të sigurojmë marrëdhenie ekonomike të hapura e konkurrente me vendet në rajon, në mënyrë që investitorët që vijne në Kosovë të shohin perspektivën për qasje në tregun rajonal dhe me gjerë”, ka shkruar Hoti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!