Ish-zëvendëskryeministri, Avdullah Hoti, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për përjashtimin e shërbimeve të Telekomit nga procedurat e prokurimit publik, ku sipas Hotit ky vendim është antikushtetues.
Hoti ka theksuar se ky vendim i qeverisë në detyrë është kundërkushtetues sepse e kufizon konkurrencën e lirë.
Ai thotë se ligji i prokurimit mund të përjashtohet përvec kur të blihen pajisje ushtarake jo standarde, mjete speciale për AKI’në, policinë dhe FSK’në.
Tutje, Hoti thotë se edhe në këto raste përjashtohen vetëm procedurat e hapura të prokurimit dhe zbatohet procedurat e mbyllura dhe negocuese për të siguruar vlerën për paratë që paguhen.
“Shërbimet telefonike, të televizionit kabllovik dhe internetit që ofron Telekomi nuk përbejnë shërbim të veçantë shtetëror, por shërbime publike që secili nga ne e kemi në familjet tona”, ka shkruar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.