×
  • Sport
  • Sport

    Njoftim zyrtar nga Premier Liga – ja detajet e mbledhjes së sotme

    Reporteri
    03 Prill 2020 | 17:47
    EDITORIAL USE ONLY No use with unauthorised audio, video, data, fixture lists (outside the EU), club/league logos or "live" services. Online in-match use limited to 45 images (+15 in extra time). No use to emulate moving images. No use in betting, games or single club/league/player publications/services. Mandatory Credit: Photo by James Heaton/ProSports/Shutterstock (10576496k) The Premier League match day football before the Premier League match between Sheffield United and Norwich City at Bramall Lane, Sheffield Sheffield United v Norwich City, Premier League - 07 Mar 2020

    Sot gjatë ditës janë takuar aksionarët e Premier Ligës për të diskutuar lidhur me detajet se si do të vazhdohet pas pezullimit të futbollit për shkak të coronavirusit.


    Vendimi i parë, për të cilin të gjitha palët u dakorduan është se Premier Liga nuk do të ja nis në fillim të muajit maj, dhe se ky sezon do të vazhdohet vetëm kur të jetë gjithçka e sigurt.

    “Gjëja e rëndësishme është që të ruhet shëndeti dhe mirëqenia e kombit dhe komuniteteve tona, përfshirë lojtarët, trajnerët, menaxherët, stafin e klubit dhe tifozët”.“Data e rifillimit është nën rishikim të vazhdueshëm me të gjithë palët, pasi ndikimi i pandemisë COVID-19 po rritet dhe ne do të punojmë së bashku gjatë kësaj kohe shumë sfiduese”.

    “Liga Premier është duke punuar ngushtë me tërë futbollin profesional në këtë drejtim, si dhe me Qeverinë, agjensitë publike dhe aktorët e tjerë të rëndësishëm për të siguruar që loja të arrijë një zgjidhje bashkëpunuese mes palëve”.“Me këtë, ekziston një objektiv që të gjitha ndeshjet e mbetura të ligës vendase dhe kupave të zhvillohen, duke na mundësuar që të ruajmë integritetin e secilit garim”.

    “Sidoqoftë, çdo kthim në lojë do të bëhet vetëm me mbështetjen e plotë të Qeverisë”.“Klubet e Premier Ligës në konsultim me lojtarët do vendosin për një ulje të pagave në masë 30%, në mënyrë që të sigurohen të ardhura për puntorët e klubeve”.

    “Premier Liga gjithashtu do të jap 125 milionë euro për EFL-në dhe Ligat Nacionale, si dhe do jap një donacion prej 25 milionë euro për NHS”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!