Haradinaj pas emerimit të Lajçak, BE zvarritëse e procesit në kohën e finales së madhe të udhëhequr nga SHBA
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se sllovaku Miroslav Lajcak, i cili sot është emëruar zyrtarisht si emisar i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, do të jetë vetëm një pengesë në rrugën drejt arritjes së asaj qe ai e ka quajtur ‘Finalaja e Madhe’.
Sipas Haradinajt, Lajcak vetëm do të shkaktojë vonesa duke qenë se sipas tij tashmë dialogun e kanë marrë në dorë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
‘Këshilli i BE’së sapo bëri public emërimin e Lajcak si Përfaqësues Special për dialogun Kosovë-Serbi. Në fazën e finales së madhe dhe nën rolin udhëheqës të SHBA’së, BE’ja është duke e ngadalësuar procesin”, ka shkruar kreu i AAK’së.
The @EUCouncil just announced the appointment of #Lajčák as EU Special Representative for the #Kosovo – #Serbia dialogue. In the stages of the grand finale and a leading #US role, the #EU is stalling the process.
— Ramush Haradinaj (@haradinajramush) April 3, 2020
Vetë Lajcak pas marrjes së detyrës ka thënë se mezi po pret që të fillojë punën dhe bashkëpunimin me përfaqëesues të Kosovës e Serbisë, ndërkohë ka specifikuar se do të bashkëpunojë ngushtë edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mbështetje Lajcakut i ka dhënë Franca, duke i thënë se për cështjen e ndërmjetësimit të negociatave mund të llogaris në mbështetjen e Parisit zyrtar.