×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata Speciale, Albulena Haxhiu e padit Milaim Zekën

    Reporteri
    03 Prill 2020 | 19:08

    Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se të hënën do të dorëzojë padi ndaj ish deputetit të Nismës Social Demokrate, Milaim Zeka, mbi akuzën e shpifjes. Kështu ka bërë të ditur shefi i kabinetit të ministres në detyrë, Blerim Sallahu.


    Sallahu shkruan se Haxhiu do ta padisë Mialim Zekën për një akuzë që ky i fundit e ka bërë në një televizion se Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu janë takuar me prokurorë nga zyra e prokurorit të specializuar.

    Ky është postimi i plotë i shefit të kabinetit të ministres në detyrë të Drejtësisë:

    Ditë më parë në një studio televizive ish-deputeti Milaim Zeka ka deklaruar rrejshëm se Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti janë takuar me prokurorë nga zyra e prokurorit të specializuar kinse me qëllim të “veprimit”. Një deklaratë e tillë është e pavërtetë dhe shumë tendencioze.Për këtë deklaratë shpifëse, ministrja Haxhiu, të hënën do të dorëzojë padinë për shpifje ndaj deklaratës së z. Zeka. Shpifjet e tilla janë të papranueshme dhe për të njëjtat shpifësit duhet të marrin përgjegjësi juridiko civile në përputhje me legjislacionin në fuqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!