Këshilltari i Glauk Konjufcës, ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ilir Kërçeli, ka publikuar një raport krahasues të shpenzimeve të kësaj ministrie derisa ishte në krye Behgjet Pacolli dhe kabineti i tij, si dhe shpenzimet e kabinetit aktual.
Sipas tij, Pacolli ka harxhuar afër katër herë më shumë se Konjufca në një muaj. Pacolli mesatarisht ka shpenzuar 6978 euro në muaj, ndërsa Konjufca 1596 euro, njofton Klan Kosova.
Për katër muaj në krye të Diplomacisë, Pacolli kishte shpenzuar 27,914 euro, ndërsa Konjufca për dy muaj ka shpenzuar 3193 euro.
“Pasuria më e madhe është dashuria ndaj atdheut”, ka shkruar Kërçeli në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.