Albin Kurti ka shkarkuar dy zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kur tashmë ishte i bindur se raportet me këtë partner qeverisës po përfundonin. Kryeministri në detyrë shkarkoi Agim Veliun nga pozita Ministër i Brendshëm pasi ky kishte përkrahur idenë e presidentit për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme.
Në fakt shkarkimi i tij vinte pas disa javëve me tensione mes palëve për at hequr taksën, shkruan Reporteri.
Pasi që kjo ndodhi, LDK e nisi mocionin e mosbesimit. Në seancë, zëvendëskryeministri Avdullah Hoti foli rëndë për Kurtin duke e akuzuar për qasje autoritare.
Pasi ndodhi rrëzimi i Qeverisë më 82 vota, Kurti në mesnatë e shkarkoi Hotin. Pak ditë më pas shkarkoi edhe një zëvendësministër të Grupit 6 Plus. Këta të fundit e panë si hakmarrje për votën pro mocionit.
Pak a shumë kësi veprimesh kishte bërë edhe Shpend Ahmeti, dikur numri dy i VV-së. Në vitin 2017 u nda në dysh partia. Shpend Ahmeti që ishte zgjedhur Kryetar në mandatin e dytë, kërkonte marrëveshje me VV-së për drejtorët. VV thirrej se mandati është i tyre, madje e kërkonte largimin e tij sepse thoshte se ‘ua ka vjedhur mandatin, shkruan Reporteri.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti kishte shkarkuar nga pozita e drejtorit të shëndetësisë Arben Vitinë dhe Nora Kelmendin nga Drejtoria e Kadastrit.
‘Relacioni PSD-VV nuk mund të vazhdojë pa marrëveshje e kjo po shkakton edhe telashe në qeverisje me ose pa dashje. Derën e kanë hapur por jo kështu”, kishte thënë Ahmeti.
Ndërsa Yll Rugova, Drejtor i Kulturës nuk ishte shkarkuar por ai ishte tërhequr vetë më pas./Reporteri