Java e ardhshme pritet të shënojë pikun e koronavirusit në vendin tonë. Ky është parashikimi i ekspertëve gjatë mbledhjes së Komitetit teknik të Epidemisë së Koronavirusit të drejtuar nga kryeministri Edi Rama mbrëmjen e 3 prillit.
Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini, u shpreh se java e 5 që nga shfaqja e pacientit zero në Shqipëri do të përbëjë dhe kulmin e zhvillimit të këtij virusi në vendin tonë, cka pritet të shoqërohet dhe me më shumë të prekur.
I të njëjtit qëndrim ishte dhe doktori Tritan Kalo i cili theksoi se virusi do 5-6 javë të zhvillohet.
“Do të paktën 5-6 javë të tregojë fytyrën e vërtetë dhe më pas të ndërtojmë idera ose mendime që jemi duke zbritur në shkallë”
Kryeministri Edi Rama deklaroi senë varësi të situatës qeveria pasi të konsultohet me ekspertët do të bëjë një lehtësim të masave që ka marrë për këtë situatë.
Gjatë mbledhjes nuk mungun as batutat. Doktori Tritan Kalo nuk nguroi që më humor të ironizojë higjienën në Tiranë në mënyrë të veçantë erën e keqe të Lanës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.