Besart Dreshaj, drejtor i Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mjedis në Komunën e Istogut ka njoftuar se ekipet mjekësore e kanë dërguar një person nga stacioni i policisë së Istogut në klinikën infektive Prishtinë, si rast i dyshuar me shenja të COVID 19.
Dreshaj ka thënë se i dyshuari është banor i Podujevës, por që ishte arrestuar në Pejë dhe ishte transferuar në Istog.
“Me qëllim të rritjes së kujdesit, dua të ju informoj se sonte në orët e natës ekipi ynë mjekësor e dërgojë një person nga stacioni i policisë Istogut në klinikën infektive Prishtinë, si rast i dyshuar mê shenja të COVID 19! Përsoni , D.B i lindur me 1985, është një banor nga komuna e Podujevës, ishte i arrestuar në Pejë, ndërsa ishte transportuar në Istog. Fal Zotit nuk ka pas kontakt me asnjë qytetarë nga komuna Istogut!”, ka thënë Dreshaj, raporton lajmi.net.
Ai ka thënë se edhe pse stafi mjekësor ishte komplet me pajisje i maskuar dhe me veshje adekuate, ekipi i stafit mjekësor ka vendosur të izolohet.
“Apelojmë tek të gjithë qytetarët që të mos krijohet panik, por që t’i zbatojnë me përpikëri këshillat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë(OBSH) dhe IKSHP-së”, ka thënë tutje ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.