×
  • Sport
  • Sport

    Pse Barcelona nuk e do titullin në tavolinë?

    Reporteri
    04 Prill 2020 | 11:29

    Ekziston një mundësi në rritje që kampionati spanjoll të mos vazhdojë dhe kampioni të vendoset në tavolinë. Nëse gjërat do të mbetshin ashtu, Barcelona do të fitonte titullin.


    Kampionati i Belgjikës tashmë është vendosur në atë mënyrë, pasi federata e këtij vendi vendosi që titullin t’ia dhurojë vendit të parë, Club Brugge.

    Klubet dëshirojnë të përfundojnë sezonin kur kanë mbetur edhe rreth 10 xhiro, por nuk duket e mundur. UEFA ka kërkuar të njëjtën gjë, kampionatet do të vazhdojnë, duke ofruar edhe muajt korrik dhe gusht.

    Frika nga titulli

    Me situatën aktuale, Barcelona do të shpallej kampione e La Ligas, por klubin po e kundërshton atë ide. Ata nuk duan të fitojnë titullin po i luajtur të gjitha ndeshjet, shkaku i të ardhurave nga biletat dhe të drejtat televizive.

    Barcelona do të humbiste 20 milionë euro nga biletat në pesë ndeshjet në shtëpi që do të luheshin, gjë e cila do t’i paraqiste problem me kompanitë televizive, pasi Barcelona tashmë ka marrë 166 milionë eurot që i takojnë sipas kontratës.

    Me gjithë këto humbje financiare, Barcelona do të ishte në telashe të mëdha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!