Shefi i stafit të kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend që çuan në rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Për rrëzimin e Qeverisë Kurti, Dalipi thotë se u angazhuan ata politikanë të korruptuar, pas një sërë nismash që ndërmori kjo Qeveri, duke përmendur këtu edhe procesin e vettingut.
“Një proces vetingu për gjykatësit, agjencitë e inteligjencës dhe zyrtarët e lartë ka filluar. Të kërcënuar nga këto zhvillime pozitive, 51 ditë pasi u formua Qeveria Kurti, politikanë të korruptuar të përzgjedhur u bashkuan për ta rrëzuar qeverinë përmes paraqitjes së mocionit të mosbesimit”, ka shkruar Dalipi.
Duke folur për emërimet në borde ku u vendosën edhe njerëz të VV-së, Dalipi ka thënë se ata kanë lidhje me partinë, por sipas tij nuk kanë pozita të larta në Vetëvendosje apo në udhëheqje. /Reporteri.net
5. In order to stop the fncl bleeding and free enterprises from mismgt, crime and corruption, Govt appt'd temporary Board of Direc. (6 months maximum). These appts to be superseded by transparent, competitive process, incl. int'l cooperation, for permanent appts. (4 year tenure).
— Luan Dalipi (@DalipiLuan) April 4, 2020