Luciano Spalletti është duke u bërë emri favorit për të marrë drejtimin e Milanit në fund të sezonit.
Kuqezinjtë janë përmirësuar ndjeshëm nën drejtimin e Stefano Piolit, i cili zëvendësoi Marco Giampaolon, por klubi tashmë ka vendosur të shikojë nga e ardhmja.
Burime të shumta në Gjermani dhe Itali thonë se Ralf Rangnick ishte zgjedhja e parë e Milanit, sa drejtor sportiv ishte Zvonimir Boban, por me largimin e këtij të fundit, një marrëveshje e tillë tani duket larg.
Sipas Corriere dello Sport, emri i radhës i kërkuar nga Milan, është Luciano Spalletti, përcjell lajmi.net.
Për Spallettin, marrja e drejtimit të Milanit, do të ishte një rikthim në ‘San Siro’, pasi në të kaluarën ka drejtuar edhe Interin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.