×
  • Lajme
  • Lajme

    Personat e karantinuar dëmtojnë inventarin në konvikt, policia inicon rast

    Reporteri
    04 Prill 2020 | 13:47

    Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten në Qendrën e Studentëve, e cila është lëshuar për karantinë me vendim të Qeverisë së Kosovës, është dëmtuar inventari.


    Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se rasti po hetohet.

    “Qendra e Studenteve, Prishtinë 02.04.2020 – 21:20. Ankuesi mashkull kosovar përgjegjës i konviktit, ka informuar se në konvikte të studentëve që shfrytëzohet për karantinë, persona të pa njohur kanë dëmtuar inventarin. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!