Shtëpia numër një e futbollit evropian duket ta ketë vendosur datën përfundimtare për ta mbyllur edicionin 2019/2020.
Sipas mediave ndërkombëtare të sportit, 3 Gushti është data përfundimtare kur duhet të mësohen të gjithë kampionët, përfshirë edhe garat evropiane, përcjell GazetaBlic.
Vendet e kampionateve elitare, si Anglia, Spanja e Italia po shqyrtojnë të gjitha mundësitë që futbolli të rikthehet, por do të jetë paksa vështirë, sidomos në Itali e Spanjë.
Më shumë se 3 Gusht nuk mund të shtyhet, pasi ashtu do të rrezikohej fillimi i edicionit të ri.Ndërkaq, në anën tjetër, UEFA ka dhënë dritën e gjelbër që afati për huazime të futbollistëve të shtyhet pas 30 Qershorit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.