×
  • Sport
  • Sport

    Zbulohet arsyeja pse Icardi po dëshiron që të largohet nga PSG

    Reporteri
    04 Prill 2020 | 19:52

    Mauro Icardi nuk dëshiron të qendrojë në Paris.


    Sulmuesi argjentinas është huazuar nga zikaltërit te PSG-ja, me këta të fundit që kanë të drejtën e blerjes për 70 milionë euro.

    Icardi e nisi mjaft mirë sezonin, por në sfidat e fundit ka humbur vendin e titullarit. Një gjë e tillë nuk i ka pëlqyer aspak e për këtë arsye ka kërkuar largimin duke vënë në dijeni drejtorin Leonardo.

    Mediat italiane zbulojnë dy skenarët e mundshëm për të ardhmen e tij. E para është të blihet nga PSG-ja e më pas të shkëmbehet me një prej lojtarëve të Juventusit, ose të blihet nga bardhezinjtë duke paguar shifrën e kërkuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!