×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri nuk e thotë asnjë fjalë për veriun as pas 24 orëve, flet për 71 vjetorin e NATO-s

    Reporteri
    04 Prill 2020 | 23:45

    Shefi në detyrë i qeverisë, Albin Kurti, ka zgjedhur që në këto orë të vona të shkruaj për 71 vjetorin e ekzistencës së NATO-s.


    Kurti ka shkruar se në 71 vitet e ekzistencës, NATO-ja mbetet aleanca më e madhe që bota ka dëshmuar ndonjëher

    “Ne po punojmë shumë çdo ditë për ta bërë Kosovën anëtaren e saj të 31-të”, ka shkruar Kurti në Twitter.

    Por, Kurti ka heshtur totalisht kundrejt vendimit që shteti serb e mori për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në veri të Kosovës.

    Pavarësisht se nga urdhri i fqinjit verior dy komunat e Kosovës, Mitrovica Veriore dhe Zveçani janë futur në karantinë si dhe rreth 200 qytetarë në 5 komuna të vendit janë detyruar të izolohen – shteti s’e ka ndërmarrë asnjë hap

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!