×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shënohet viktima e parë me koronavirus në Shkodër

    Reporteri
    05 Prill 2020 | 8:15

    Në Shkodër shënohet viktima e parë e COVID-19.


    Ora News, informon se një 80 vjeçare e infektuar me koronavirus dhe që ishte e shtruar në spitalin e Shkodrës ndërroi jetë gjatë ditës së sotme.

    E moshuara vuante nga disa sëmundje të tjera si tension, zemra dhe diabeti.

    Kjo është viktima e dytë brenda një ore ndërkohë ministria e Shëndetësisë konfirmoi se një 84 vjeçare kishte ndërruar jetë në spitalin infektiv në Tiranë

    Sot numri i të infektuarve në bashkinë Shkodër shkoi në 33.

    Me dy vdekjet e mbrëmjes se sotme në Shqipëri raportohen 20 viktima dhe 333 raste gjithsej me koronavirus.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!