Amerikanëve në qytete të ndryshme indiane do t’u jepet mundësia vijnë përsëri në Shtetet e Bashkuara nga kjo fundjavë, sipas Misionit amerikan në Indi.
“Ne po bëjmë çdo përpjekje për të akomoduar sa më shumë pasagjerë dhe i bëjmë thirrje qytetarëve amerikanë që duan të kthehen në Shtetet e Bashkuara për të përfituar nga mundësitë aktuale”, tha Misioni amerikan në një deklaratë.
“Ne nuk e dimë për sa kohë këto fluturime do të vazhdojnë. Qytetarët amerikanë që dëshirojnë të kthehen në Shtetet e Bashkuara duhet të konsiderojnë që këto fluturime mund të jenë opsioni më i mirë i tyre për t’u kthyer në Shtetet e Bashkuara në afatin më të shkurtër”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.