×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi kujton masakrën e Rezallës: Kurrë s’do të harrohet gjaku i martirëve të lirisë

    Reporteri
    05 Prill 2020 | 9:38

    Presidenti Hashim Thaçi ka kujtuar masakrën e Rezallës së Drenicës, ku tha se ishte ndër masakrat e rënda, të kryera nga policia dhe ushtria serbe kundër popullatës shqiptare në prill 1999.


    Ai tha se kjo ishte masakër tipike e shtetit serb ndaj popullatës civile të paarmatosur dhe se Kosova kurrë nuk do ta harrojë gjakun e martirëve të lirisë, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Një ndër masakrat e rënda, të kryera nga policia dhe ushtria serbe kundër popullatës shqiptare në prill 1999, ishte ajo e Rezallës. Edhe në këtë masakër tipike të shtetit serb ndaj popullatës civile pësuan kryesisht burrat, duke treguar natyrën e qartë të krimeve masive kundër njerëzimit, për të cilat nuk u vu para drejtësisë askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutuesit e tyre.

    Plaçkitjet, djegiet, dhunimet, vrasjet, masakrat dhe dëbimet masive ishim forma të hapura të gjenocidit të shteti serb, projekt që u zbatua anembanë Kosovës në vitet 1998-1999. Kosova kurrë nuk do ta harrojë gjakun e martirëve të lirisë. HTH

    https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/photos/a.595031453900551/3630114900392176/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARDFZ9-NOXau7EueN9YtcsUByKijvA9-292ZJT4auKDgts3NTgqHFPGa2kjJ7v-qvyNw1w-yB91E7nutcLUNZPltaS8MQ9JI8YA2h1-O8Vr3xWipCY653c_YuaFz-z-aNodjy7BKsHn_gOdnLrzrZ2xzRQ3-36JxZS674oKX2lOAublODOqe0BbkqThMB9YqfGiNQpii09Ei5gIay-iO14s5Kel2ipuWPpWpog4jJMHx5TZ9lKZCSzxM7UOa1GweWzmsPdH96Xj_-5fkL19UAF4YjM-gLUYM-qAI4hb3Db4D0fcxSczO_ZF7qJRKUiKFXG8oyibS4r4UwvkVlO5YKFKgRw&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!