Sulmet në familjet kosovare po vazhdojnë.
Si pasojë e një mosmarrëveshje, djali ka rrahur fizikisht babain në qytetin e Deçanit, njofton policia.
Kjo e fundit ka bërë të ditur se ka arrestuar të dyshuarin, kurse viktima ka marrë mjekimin e duhur, shkruan Reporteri.net.
“Më datë 3 prill, është arrestuar një person, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht babain e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari me vendim te prokurorit dërgohet ne mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.