Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur pas kritikave se Serbia ka shpallur karantinën në veri të vendit.
Ai përmes një video mohon këtë duke thënë se është Ministria e Shëndetësisë, që ka shpallur karantinën në komunën veriore të Mitrovicës dhe të Zveçanit, por thotë se nuk kanë dashur ta shpallin këtë siç thotë me tupan, që të mos e thellojnë krizën shëndetësore me një krizë tjetër, shkruan Reporteri.net.
Kurti ndërsa flet për veriun, shkon më tej ku e sulmon Thaçin, ndërsa shton se presidenti po dëshiron gjakderdhje në terren për ta rikthyer shkëmbimin e territoreve.
Kurti i bën thirrje kryetarit të Jugut, Agim Bahtiri e atij të Veriut, Goran Rakiq, që të mos e acarojnë gjendjen, dhe që përkushtimi të bëhet kundër përhapjes së koroanvirusit, pasi nuk dallon shqiptarë e serbë. /Reporteri.net/.