Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur pas kritikave se Serbia ka shpallur karantinën në veri të vendit, duke thënë se është Ministria e Shëndetësisë, që ka shpallur karantinën në komunën veriore të Mitrovicës dhe të Zveçanit, por thotë se nuk kanë dashur ta shpallin këtë siç thotë me tupan, që të mos e thellojnë krizën shëndetësore me një krizë tjetër.
Kurti më tej sulmon Thaçin, ndërsa shton se presidenti po dëshiron gjakderdhje në terren për ta rikthyer shkëmbimin e territoreve.
Kryeministri në detyrë e ka përshkruar Thaçin si dhelpër, thotë se po i digjet bishti e po mendon se u djeg krejt bota, shkruan Reporteri.net.
“Edhe deklarimet e presidentit i cili po sillet si njëri nga liderët opozitarë merrni me reserve dhe qetësi. E dini atë thënien e urtë të popullit tone, se kur dhelprës po i digjej bishti, ajo thoshte se po digjej e gjithë bota. Dhelpra po e tund bishtin e djegur, që të na e djeg gjithë vendin tone. Mirëpo jo, nuk do ta lejojmë”, ka thënë Kurti në videon e publikuara para pak çastesh.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.