×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Meta: Ndarja nga jeta e Mjeshtrit të Madh të humorit Gëzim Kruja një lajm trishtues

    Reporteri
    05 Prill 2020 | 14:04

    Pas lajmit për ndarjen nga jeta të mjeshtrit të madh të humorit shkodran Gëzim Kruja, presidenti Meta ka shprehur ngushëllimet e tij.


    Parmes një postimi në Facebook Meta shkruan se Gëzim Kruja do të mbahet mend si një prej figurave më të dashura të artit shqiptar.

    Meta: Ndarja nga jeta e Mjeshtrit të Madh të skenës dhe humorit, Gëzim Kruja është një lajm trishtues. Me talentin e spikatur, Gëzim Kruja do të mbahet mend si një prej figurave më të dashura të artit shqiptar, që falë personazheve karakteristike të interpretuara mjeshtërisht u duartrokit nga shumë breza, duke lënë pas një trashëgimi të vyer artistike. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kruja, të afërmve, të gjithë artdashësve dhe qytetarëve të mrekullueshëm të Shkodrës, për këtë humbje të pazëvendësueshme. /Ora News.tv

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!