Nënkryetari i PDK-së për rini, Donjet Bislimi, ka cekur se meqë Qeveria në ikje ka shpallur reciprocitetin me Serbinë, ai i bën thirrje qeverisë së shkarkuar që reciprocitetin ta zbatojë edhe në fushën e shëndetësisë, duke dërguar mjekë e infermierë në Luginën e Preshevës.
Bislimi, ka shkruar po ashtu se vetë do të paraqitej i pari nëse kjo qeveri bën thirrje dhe organizon që të dërgohen vullnetarë të shëndetësisë, mjekë apo infermierë, për t’iu ardhur në ndihmë bashkëkombasve tanë në Preshevë, Bujanovc e Medvegjë.
Postimi i plotë i tij:
Qeveria në ikje e Kosovës, ditëve të fundit ka dorëzuar autoritetin shtetëror tek Serbia për një pjesë të territorit dhe popullsisë së Kosovës, duke lejuar futjen dhe veprimin në vendin tonë të qindëra mjekëve, infermierëve e stafeve shoqërues serbe të dërguar prej Beogradit. Po ashtu para pak ditësh ka hequr taksën dhe shpallur reciprocitetin me shtetin e Serbisë.
Meqenëse ka shpallur reciprocitetin me Serbinë, unë i bëj thirrje qeverisë së shkarkuar që reciprocitetin ta zbatojë së paku edhe në fushën e shëndetësisë duke dërguar mjekë e infermierë në Luginën e Preshevës. I bëj thirrje qeverisë në ikje që të mendoj për shqiptarët e Luginës, të cilët sikurse janë gjithmonë të diskriminuar, as në kohë të pandemisë nuk po e kanë kujdesin e duhur nga institucionet e atjeshme të Beogradit.
Këtë thirrje nuk e bëj thjesht si nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës për rininë por si patriot shqiptar dhe mjek i sapo diplomuar. Unë vetë kam për t’u paraqitur i pari nëse kjo qeveri bën thirrje dhe organizon që të dërgohen vullnetarë të shëndetësisë, mjekë apo infermierë, për t’iu ardhur në ndihmë bashkëkombasve tanë në Preshevë, Bujanovc e Medvegjë.
https://www.facebook.com/donjetbislimi110/posts/3198206833546256?__xts__%5B0%5D=68.ARAi-5vfNhyj3yBzHbxjFQstfpUhbXdzfopoWhZJM-nQqIUo7EveXx6z2Gs1upJh4qjHkvDDFZREluGt1W5iTYyT2N2Czy43Spx_L53No0cQl0-BagqX01DS97EkRK7PyVta2D398r1k6cNJia3qsgxYa0t45WkUYs4wB2T3eEactNxDzYHBlqnh7LzWPzs4PyKU2yRABwYEpHCRZfOQvX4FRa5o_7_8cQlbHbLSfPbyWChY5d6EihvK_Ks7WqhNOwKQ3Yaq2ubBX-2P_HUr-8AiMxJGA-p-YaB9_ST4w03YO2e5Wzbh_tuMzhU-uUimDRGsYUqpnjaPb0yqi402GQ&__tn__=-R